BOTA /

Mbi 25 mijë të zhdukur dhe 164 të vdekur nga tërmetet e fuqishme në Venezuelë

Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, ndërsa situata mbetet kritike në zonat më të prekura

Shkruar nga Versus

Mbi 25  mijë të zhdukur  dhe 164 të vdekur nga tërmetet e

Dy tërmete të fuqishme kanë goditur Venezuelën, duke shkaktuar një bilanc tragjik me të paktën 164 të vdekur dhe qindra të plagosur, sipas autoriteteve lokale.

Lëkundjet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter kanë shkaktuar shembjen e disa ndërtesave dhe dëme të konsiderueshme materiale në disa zona të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin Karakas.

Ekipet e shpëtimit dhe banorët janë angazhuar në kërkime mes rrënojave për të mbijetuar, ndërsa pas fatkeqësisë natyrore është shpallur gjendje emergjente nga udhëheqësja e përkohshme e vendit, Delcy Rodríguez.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, tërmetet kanë goditur të njëjtën zonë me pak minuta diferencë, duke u shoqëruar edhe me rreth 20 pasgoditje.

Autoritetet kanë mbyllur aeroportin kryesor të vendit për arsye sigurie, ndërsa në Karakas janë raportuar skena paniku dhe shkatërrimi.

Dëshmitarët kanë përshkruar situatën si dramatike, me banorë që janë detyruar të largohen nga banesat mes rrënojave dhe lëkundjeve të vazhdueshme.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar dërgimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe ndihmës humanitare, ndërsa operacionet për gjetjen e të mbijetuarve vijojnë.

Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, ndërsa situata mbetet kritike në zonat më të prekura.

Sipas të dhënave të publikuara në një platformë të posaçme online, deri tani janë regjistruar 26.086 persona si të zhdukur.

Megjithatë, autoritetet theksojnë se kjo shifër nuk përbën një bilanc zyrtar të të zhdukurve të konfirmuar, por reflekton pasigurinë e madhe në terren, ku shumë familje ende nuk kanë arritur të kontaktojnë me të afërmit e tyre.

Platforma është krijuar për qytetarët që dëshirojnë të raportojnë persona të humbur, ku familjarët po publikojnë fotografi dhe të dhëna me shpresën se do të marrin informacione për fatin e tyre. Sipas raportimeve, deri tani më shumë se 1.200 persona janë gjetur, pasi më herët ishin shpallur të zhdukur.Versus.al

Poll