BOTA /

Bill Gates del pas 6 orësh seancë pyetjesh me dyer të mbyllura: Epstein mblidhte informacione, dukej sikur synonte shantazh

Gates u shpreh se mënyra e komunikimit dhe sjellja e Epstein krijonin përshtypjen se ai mund të tentonte përdorimin e informacionit personal për presion

Shkruar nga Versus

Bill Gates del pas 6 orësh seancë pyetjesh me dyer të mbyllura:

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka deklaruar se Jeffrey Epstein dyshohet se po mblidhte informacione personale për të, me qëllim të mundshëm shantazhi, ndonëse një gjë e tillë nuk është realizuar kurrë.

Deklaratat janë bërë gjatë një dëshmie me dyer të mbyllura para Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së më 10 qershor, transkripti i së cilës u publikua së fundmi.

Gates u shpreh se mënyra e komunikimit dhe sjellja e Epstein krijonin përshtypjen se ai mund të tentonte përdorimin e informacionit personal për presion.

“Nuk ishte shantazh, por dukej sikur po shkonte në atë drejtim”, ka thënë Gates, duke iu referuar kontakteve me Epstein.

Sipas tij, Epstein kishte dijeni për disa marrëdhënie të tij jashtëmartesore dhe në disa email-e linte të kuptohej se mund të përdorte këtë informacion. Megjithatë, Gates theksoi se nuk kishte pasur asnjë përfitim apo presion konkret nga kjo situatë.

Miliarderi 70-vjeçar ka pranuar gjithashtu se ka pasur lidhje jashtëmartesore gjatë martesës me Melinda French Gates, të cilat, sipas tij, ia kishte rrëfyer asaj përpara divorcit në vitin 2021.Versus.al

Poll