AKTUALITET /

EMRI/ Të shtënat me armë në Babrru, zbardhet dinamika e ngjarjes, policia arreston 18-vjeçarin dhe sekuestron armën e zjarrit

Shkruar nga Versus

EMRI/ Të shtënat me armë në Babrru, zbardhet dinamika e

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi dyshohet se qëlloi me armë zjarri automatike në drejtim të një servisi celularësh në zonën e Babrrusë, pas një konflikti me pronarin e biznesit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa sipas hetimeve, i riu, i identifikuar si Rejsi Muca, pas një debati për motive të dobëta me pronarin e servisit, ka qëlluar dy herë me kallashnikov në drejtim të lokalit. Të shtënat shkaktuan dëme materiale në fasadë dhe brenda ambientit, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Pas sinjalizimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan operacionin e koduar "Zbulimi", duke bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar vetëm pak minuta më vonë, rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes.

Gjatë kontrolleve, efektivët sekuestruan armën automatike që dyshohet se u përdor në sulm, si dhe municion luftarak.

18-vjeçari do të përballet me akuzat për veprat penale përkatëse, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë, e cila po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe motiveve të saj.Versus.al

Poll