
Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përcakton procedurat dhe afatet për pezullimin ose revokimin e licencave të operatorëve që ushtrojnë aktivitetin e basteve sportive online në Shqipëri.
Vendimi synon të forcojë mbikëqyrjen e këtij sektori dhe parashikon masa administrative ndaj subjekteve që nuk respektojnë detyrimet ligjore dhe kushtet e licencimit.
Sipas vendimit, licenca mund të pezullohet ose të revokohet nëse operatorët nuk përmbushin kriteret bazë të licencimit, nuk “ngurtësojnë” fondin e garancisë, përsërisin shkeljet e parashikuara në ligj, nuk shlyejnë detyrimet ndaj Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF), si edhe nuk paguajnë fituesit e lojërave.
Po ashtu, masat do të zbatohen edhe në raste të tjera të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, duke i dhënë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit kompetenca më të qarta për ndërhyrje ndaj operatorëve që shkelin rregullat.Versus.al

