BOTA /

"Përvëlohet" Evropa, vala vdekjeprurëse e të nxehtit shënon rekorde temperaturash

Meteorologët paralajmërojnë se vala e të nxehtit do të vijojë edhe gjatë fundjavës, me mundësi për rekorde të reja temperaturash në Çeki, Austri dhe vendet e Ballkanit.

Shkruar nga Versus

"Përvëlohet" Evropa, vala vdekjeprurëse e të

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka sjellë temperatura rekord në disa vende të kontinentit, ndërsa autoritetet raportojnë rritje të numrit të viktimave në Francë dhe Spanjë.

Për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut për shëndetin publik, në disa shtete janë anuluar koncerte, festivale, gara sportive dhe aktivitete të tjera masive.

Në Gjermani u regjistrua temperatura më e lartë e matur ndonjëherë, 41.3 gradë Celsius, në qytetin Saarbrücken, pranë kufirit me Francën. Rekorde të reja për muajin qershor u shënuan edhe në Belgjikë dhe Holandë, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar temperatura arriti në 37.1 gradë Celsius.

Sipas vlerësimeve të agjencisë AFP, rreth 150 milionë njerëz në Evropë u përballën me temperatura mbi 35 gradë Celsius gjatë së premtes.

Meteorologët paralajmërojnë se vala e të nxehtit do të vijojë edhe gjatë fundjavës, me mundësi për rekorde të reja temperaturash në Çeki, Austri dhe vendet e Ballkanit.

 

Poll