BOTA /

VIDEO/ Pamje të frikshme në qiellin e Pekinit, avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë të qytetit kinez

Avioni dyshohet se është dëmtuar rëndë nga përplasja, ndërsa mbetje të tij janë shpërndarë në zonën përreth godinës.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Pamje të frikshme në qiellin e Pekinit, avioni përplaset

Një incident ajror është raportuar në kryeqytetin e Kinës, ku një avion i vogël është përplasur me rrokaqiellin “China Zun”, ndërtesa më e lartë në distriktin Chaoyang të Pekin.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes rreth orës 18:00 me orën lokale. Avioni dyshohet se është dëmtuar rëndë nga përplasja, ndërsa mbetje të tij janë shpërndarë në zonën përreth godinës.

Po ashtu, raportimet e para flasin edhe për dëmtime të dy xhamave të rrokaqiellit, ndërsa në disa pamje që qarkullojnë në rrjet shihet tym në zonën e godinës dhe pjesë të mbetjeve që bien drejt tokës.

Autoritetet kineze ende nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar për shkaqet e incidentit apo për gjendjen e personave të përfshirë, ndërsa hetimet për ngjarjen janë në zhvillim.Versus.al

 

Poll