
Presidenti amerikan Donald Trump ka prezantuar një seri pasaportash koleksionuese me portretin e tij, të cilat do të qarkullojnë në një numër të kufizuar në kuadër të festimeve për 250-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Lajmin e bëri të ditur vetë Trump përmes një postimi në platformën e tij, Truth Social, ku shkroi: “Pasaporta e re e SHBA-së thotë: ‘Mirë se vini, por silluni mirë’.”
Në kopertinën e pasaportës koleksionuese shfaqet presidenti me një pamje serioze, i mbështetur mbi tavolinën e punës, ndërsa në sfond është vendosur teksti i Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së. Në pjesën e poshtme të dizajnit ndodhet firma e Trump.
Sipas informacioneve të publikuara, portreti i përdorur në kopertinë është bazuar në një fotografi të realizuar nga fotografi i Shtëpisë së Bardhë, Daniel Torok.

