AKTUALITET /

DOKUMENTI/ Protestat 28-ditore kundër qeverisë, grupi nismëtar i drejtohet ambasadorëve në Shqipëri

Në dokument theksohet se protesta është paqësore dhe përfaqëson një lëvizje të gjerë qytetare, e cila sipas organizatorëve ka mobilizuar qytetarë në mbrojtje të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe dinjitetit njerëzor.

Shkruar nga Versus

DOKUMENTI/ Protestat 28-ditore kundër qeverisë, grupi nismëtar i

Lëvizja qytetare që prej 28 ditësh po zhvillon protesta të përditshme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka ndërmarrë një hap të ri, duke e shtrirë aksionin e saj edhe në nivel ndërkombëtar.

Grupi Koordinator i Protestës u ka dërguar një letër zyrtare ambasadorëve dhe shefave të misioneve të vendeve perëndimore të akredituara në Shqipëri, ku i informon mbi situatën politike në vend dhe kërkesat e protestuesve.

Në dokument theksohet se protesta është paqësore dhe përfaqëson një lëvizje të gjerë qytetare, e cila sipas organizatorëve ka mobilizuar qytetarë në mbrojtje të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe dinjitetit njerëzor. “Shqipëria ndodhet në një moment përcaktues të zhvillimit të saj demokratik”, thuhet në letër, ku nënvizohet se qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre për t’u shprehur në mënyrë paqësore në sheshe publike në mbarë vendin.

DOKUMENTI/ Protestat 28-ditore kundër qeverisë, grupi nismëtar i DOKUMENTI/ Protestat 28-ditore kundër qeverisë, grupi nismëtar i  

Pesë kërkesat e protestuesve

Në letrën drejtuar trupit diplomatik, Grupi Koordinator ka paraqitur pesë kërkesa kryesore:

Së pari, kërkohet dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë aktuale, si hap i domosdoshëm për ndryshim politik.

Së dyti, propozohet krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor, me qëllim garantimin e një procesi të ri reformash.

Së treti, kërkohet një reformë e thellë kushtetuese që do të miratohej përmes referendumit, përfshirë ndryshime në Kodin Zgjedhor, rregullat për financimin e partive politike dhe kufizimin e mandatit të kryeministrit në maksimum dy mandate.

Së katërti, kërkohen ndryshime ligjore, përfshirë shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, ligjit për trashëgiminë kulturore, paketës së njohur si “Paketa e Maleve” dhe kuadrit për investimet strategjike.

Së pesti, propozohet hartimi i një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, përmes konsultimeve me ekspertë të pavarur dhe shoqërinë civile.

Thirrje për komunitetin ndërkombëtar

Në përfundim të letrës, Grupi Koordinator u bën thirrje ambasadorëve që të marrin në konsideratë seriozitetin e protestës dhe të mbështesin një zgjidhje paqësore, demokratike dhe gjithëpërfshirëse të situatës politike në vend. “Mbetemi në dispozicionin tuaj për çdo komunikim të mëtejshëm”, thuhet në dokument, ku theksohet besimi në vlerat e përbashkëta evropiane si demokracia dhe dinjiteti njerëzor.

Poll