AKTUALITET /

Përfundimi i mandatit 5-vjeçar për tre anëtarët e KLGJ-së, Gjykata e Lartë hap garën për magjistratët

Shkruar nga Versus

Përfundimi i mandatit 5-vjeçar për tre anëtarët e

Gjykata e Lartë shpalli sot thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për anëtarë të KLGJ-së nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, të gjykatave të apelit dhe të Gjykatës së Lartë.

Kjo pasi në datën 12 dhjetor 2026 përfundojnë mandatin e plotë 5 vjeçar tre anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga të cilët një anëtar i zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë, një anëtar i zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të apelit si dhe një anëtar nga Gjykata e Lartë.

Brenda datës 13 korrik 2026 gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim drejtuar Kryetarit të Gjykatës së Lartë. Versus.al

Poll