Ish-drejtori i policisë së Shkodrës, Gentian Berberi është përjashtuar nga radhët e policisë së shtetit pak ditë pasi ishte pezulluar për shkak se po zhvillohej një hetim disiplinor.
Pasi shkarkimit nga drejtimi i Policisë së Shkodrës për shkak të performancës së dobët në luftën kundër kultivimit të kanabisit, ai ishte transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, në sektorin e Analizës.
Hetimet e AMP kanë zbuluar se Berberi ishte paraqitur në zyrën e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore, ku dyshohet se ka përdorur gjuhë fyese dhe ka ushtruar presion verbal ndaj saj, i pakënaqur me detyrën e re që i ishte caktuar. Pas raportimit të ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, urdhëroi pezullimin e menjëhershëm të Berberit, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale nisi procedurat për hetim disiplinor. Ndërkohë, vendimi nuk është ende përfundimtar, pasi pritet të shqyrtohet edhe nga Komisioni i Apelimit. Versus.al

