AKTUALITET /

VIDEO/ Skafi vjen nga Italia, hedh 3 mijë litra benzinë në Sazan dhe arratiset! Policia dyshon për trafik droge

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Skafi vjen nga Italia, hedh 3 mijë litra benzinë në Sazan

Vlorë- Një skaf që dyshohet se kryente trafikimin e lëndëve narkotike ka arritur t’i shpëtojë policisë kufitare të vendit.

Mjeti lundrues kishte ardhur nga Italia dhe ishte vënë re duke kryer lëvizje të kundraligjshme për t’u larguar më pas sërish në drejtim të vendit fqinj.

Pasi policia nuk arriti të ndalonte mjetin lundrues, u ushtruan kontrolle në gjithë zonën, gjë që solli zbulimin e 3 mijë litrave karburant benzinë, në ishullin e Sazanit.

Dyshimet janë se kjo sasi karburanti mund të përdorej nga mjeti lundrues për të kryer trafikun e lëndës narkotike, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e dërgimit të karburantit në Sazan.

Policia ka thirrur të gjithë drejtuesit e mjeteve ujore për të raportuar vendndodhjen e mjeteve të tyre duke i vendosur në një regjistrim që mungonte prej vitesh.

Po kryhen hetime për identifikimin e personave që kanë dërguar karburantin në ishullin e Sazanit. Ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë dhe u bë publike pas raportimit në media. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: