AKTUALITET /

Vijon rezistenca në Rrjoll kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët: Do i shkojmë deri në fund, toka është e jona!

Shkruar nga Versus

Vijon rezistenca në Rrjoll kundër resortit të Bashkim Ulajt,

Prej më shumë se një muaji, banorët e zonës Baks-Rrjoll në Velipojë vijojnë të rezistojnë kundër ndërtimit të resortit luksoz të biznesmenit Bashkim Ulajt në tokat për të cilat ata thonë se janë pronë e tyre e trashëguar brez pas brezi.

Edhe ditën e sotme banorët janë përplasur me policinë e cila nuk i lejon që të hyjnë në pronën e tyre me qëllim që të mos pengojnë punimet për ndërtimin e resortit. Njëra prej pronareve të tokës, u shpreh për mediat se situata është e rënduar dhe se ndaj tyre është ushtruar dhunë nga ana e policisë dhe nga njerëzit e Fatmir Shpezajt, personit që pretendon se ka në pronësi tokën dhe ia ka shitur Ulajt.

‘’Do vazhdojmë protestën deri në fund, kjo tokë është e jona dhe nuk është e diskutueshme fare. Shpresojmë që SPAK ta marrë në dorë, shpresojmë që të na japin drejtësi. Kaq kërkojmë nga institucionet, falsifikimet i kanë në zyrë, ne jemi duke mbrojtur pronën tonë. Policia e prokuroria duhet t’u dalë në mbrojtje qytetarëve jo të marrë në mbrojtje kriminelët. Mos lejoni të përkeqësohen gjërat. Situata është e acaruar, jemi sulmuar nga policia. Prokuroria e Shkodrës do jetë institucioni përgjegjës’’- u shpreh njëra prej pronareve të truallit ku do ndërtohet resorti. Versus.al

Poll