AKTUALITET /

Vrasja e Altin Arapajt në Greqi, zbardhet shkaku! Përplasja me shqiptarin nisi për një shtëpi

Shkruar nga Versus
Vrasja e Altin Arapajt në Greqi, zbardhet shkaku! Përplasja me
Fotomontazh: Autori Mikel Selimaj dhe viktima Altin Arapaj

Greqi- Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja rreth ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë ku 41 vjeçari shqiptar Altin Arapaj u gjet i vrarë në Rafinë. Autori 46 vjeçar, Mikel Selimaj u arrestua një ditë pas ngjarjes.

Fillimisht u ngrit pista hetimore e pazareve të prishura të drogës, por deri më tani mësohet se shkak për krimin mund të jetë bërë një shtëpi në pronësi të një amerikani dhe e marrë me qira prej vitesh nga një kanadez.

Kështu është shprehur në dëshminë e saj gruaja e viktimës.

“Vrasësi e kishte paralajmëruar, i thoshte vazhdimisht ‘largohu sepse shtëpia është e imja, do ta marr unë, je në mes të asgjësë’.”

Selimaj dhe Arapaj kishin njohje prej shumë vitesh dhe kishin qenë shqetësim për autoritetet policore në një moshë më të re. por takimi që rezultoi fatal dukej se ishte organizuar për të zgjidhur një keqkuptim lidhur me një shtëpi luksoze në zonën e Lucas.

“Të hënën, kur humbën gjyqin dhe iu desh të paguanin kompensim, sipas mendimit tim, kanadezi e telefonoi dhe i tha: ‘E dini çfarë? Meqë duhet të paguaj këtë kompensim, merr këto para dhe hiqi nga dora ime. Në fund, e shlyen shtëpinë bashkë me vdekjen e burrit tim” tha ajo.

Po gjithashtu u arrestuan edhe 2 persona të tjerë të cilët kanë qenë në makinë në momentin që autori ka kryer vrasjen duke e qëlluar me plumb në faqe viktimën. Versus.al

Poll