AKTUALITET /

Vrasja me thikë për bllokimin e rrugës, autori u kërkon falje familjarëve të Egli Pashollarit

Shkruar nga Versus
Vrasja me thikë për bllokimin e rrugës, autori u kërkon
Autori, Gazment Buçpapaj, viktima Egli Pashollari

Gazment Buçpapaj, 40 vjeçari i cili vrau me thikë të riun Egli Pashollari pas sherrit banal, u ka kërkuar falje familjarëve të viktimës. Në seancën e mbajtur në gjykatë, Buçpapaj u shfaq i penduar para grupit hetimor.

Arrestimi i tij u bë i mundur një natë më parë në zonën e Tropojës ku kishte edhe vendlindjen dhe ishte strehuar pasi kishte kryer vrasjen me thikë.

Bashkëshortja e tij, Laureta Buçpapaj ka deklaruar më herët se sherri kishte nisur për shkak të një tensioni në trafik. Në rrugën “Kongresi i Lushnjës” një makinë u kishte bllokuar rrugën.

“Bashkëshorti i ra borisë për t’i kërkuar të hapte krahun, por nga mjeti tjetër morëm sharje të rënda”, tha ajo, teksa më tej tregoi se vijuan rrugën, por pak më tej e njëjta makinë po lëvizte shumë ngadalë para tyre.

Pasi Buçpapaj i kishte rënë sërish borisë, nga makina luksoze zbriti Egli Pashollari i shoqëruar nga dy persona të tjerë të cilët ishin afruar drejt çiftit që ndodhej në makinën tjetër. Në ato momente, autori zbriti nga makina dhe kishte nisur të përleshej fizikisht me të riun dhe 2 personat e tjerë, sherr që përfundoi në tragjedi.  Versus.al

Poll