AKTUALITET /

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, dorëzohet 30-vjeçari i dyshuar për krimin e dyfishtë

Shkruar nga Versus
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, dorëzohet 30-vjeçari
Pronari i vrarë

Greqi- Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm një 30 vjeçar është vetëdorëzuar në policinë e Kalmatës për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në tetor të këtij viti në Finikounda ku mbetën të vdekur pronari i një kampingu dhe punëtori i tij shqiptar.

Mediat e huaja shkruajnë se ndaj 30 vjeçarit ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar. Pak ditë më parë, nipi i pronarit të vrarë dhe një biznesmen nga Athina u arrestuan pas urdhër-arresteve të lëshuara nga hetuesit. Të dy akuzohen për nxitje të krimit, ndërsa 30 vjeçari i dorëzuar sot akuzohet për bashkëpunim.

Ky është arrestimi i pestë, pasi përveç nipit dhe mikut të tij, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për krimin.Nipi nuk pranon fajësinë. Nipi dhe shoku i tij janë lënë në paraburgim. Gjatë mbrojtjes së tij, nipi përsëriti atë që kishte thënë në deklaratat e tij të mëparshme si dëshmitar, duke mohuar çdo përfshirje. Versus.al

Tags:

greqi vrasje

Poll