POLITIKË /

Osmani po jepte lajmin e mirë, Rama i ndërhyn: Leje ça thotë! Ti e di se nuk të dua, por të vërtetën duhet ta themi

Shkruar nga Versus
Osmani po jepte lajmin e mirë, Rama i ndërhyn: Leje ça
Vjosa Osmani dhe Edi Rama

Një moment i pazakontë është shënuar mbrëmë në Bruksel teksa mbahej samiti i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po bënte një video ku njoftonte se për Kosovës i ishin hequr të gjitha sanksionet e vendosura nga Bashkimi Europian.

“Kemi lajme të shkëlqyeshme për Kosovën. Në fund të samitit dhe pas diskutimeve u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, ku një pjesë e madhe hiqen sot dhe një pjesë në fund të janarit”- njoftoi Osmani.

Teksa ajo jepte njoftimin, ndërhyn në video edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili thotë se pavarësisht se nuk e do Osmanin, e vërteta duhet thënë siç është duke ia dhënë asaj meritat për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.

“Kjo grua ka qenë e jashtëzakonshme sot, i ka zhbllokuar të gjitha fondet. Dhe lërini ca thotë kemi lajme, ka kjo lajme dhe është merita e saj. Ti e di që unë nuk të dua, por të vërtetën duhet ta themi”- tha Rama. Versus.al

 
Poll