POLITIKË /

“Po i dëgjoj protestuesit, nuk i numëroj”, Rama në Gjermani: Protesta u ndikua nga algoritmi

Sipas Ramës, algoritmi bëri që të ekzagjerohej protesta e nisur nga një grup personash në Zvërnec.

Shkruar nga Versus

“Po i dëgjoj protestuesit, nuk i numëroj”, Rama në

Nga fjala që duhej të mbante lidhur me inovacionin, kryeministri Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në një konferencë në Gjermani u përqendrua plotësisht tek “algoritmi” dhe tek protesta e muajit të fundit në Shqipëri ku qindra mijëra protestues kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

Pavarësisht se tha se po i dëgjonte protestuesit dhe se nuk kishte ndenjur duke gjykuar nga numrat, Rama vijoi më tej duke thënë se gjithçka ishte një ekzagjerim i algoritmit në rrjetet sociale.

“Shumë prej jush mund të keni dëgjuar për atë çfarë u njoh ndërkombëtarisht si “Revolucioni i Flamingove”. Si kryeministër e konsideroj këtë protestë një mesazh të rëndësishëm për mua dhe qeverinë time. Po dëgjoj dhe po përpiqem të kuptoj këtë mesazh me shumë kujdes. Jo duke numëruar njerëzit në rrugë dhe jo duke matur hashtaget, por duke u përpjekur të kuptoj shqetësimet që i sollën njerëzit deri aty. Qeveria që resht së dëgjuari, resht së qeverisuri.

Ka pjesë të transformimit demokratik të Shqipërisë sepse kemi jetuar në një kohë tjetër kur protestat nuk lejoheshin, marrëveshja ishte e detyrueshme. Erdhëm në një periudhë kur protestat janë bërë të rrezikshme. Në të njëjtin bulevard ku po protestojnë flamingot, ka patur njerëz që janë vrarë. Pas gjithë kësaj të mire, erdhi e keqja, modeli i biznesit. Protesta hyri në makinerinë e amplifikimit algoritmik. U shndërrua në arenën e aktorëve dashakeqë, çdo nuancë u zhduk, konteksti u zhduk, kompleksiteti u zhduk. Protesta online nuk po përshkruante protestën. Miliona njerëz që nuk kishin vënë as këmbën në Shqipëri interpretuan algoritmin. Realiteti digjital u bë më ndikues sesa fizik”- tha Rama. Versus.al

 

Poll