Në pamjet e plota të siguruara nga Versus.al të atentit në Rinas shihet që vetëm pak sekonda më kalon një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar.
Burime për media bëjnë me dije se eskorta që ka kaluar ka qenë e ministrit të Malit të Zi dhe jo e Ministria e Mbrojtjes, Pirro Vengu siç u tha më herët.
View this post on Instagram
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së martës, më 11 nëntor kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj një automjeti tip “Mercedes Benz S-Class”, duke lënë të vrarë Gilmando Danin dhe duke plagosur rëndë agjentin e AMP-së Muçi Shaljani.
Policia shqiptare ka kërkuar informacione nga Spanja për lëvizjet e viktimës dhe të plagosurit, mbi lëvizjet e tyre para se të mbërrinin në Rinas dhe të binin pre e atentatit ku u qëlluan me rreth 100 plumba.
Deri më tani, ende nuk ka një përgjigjie nga Spanja, ndërsa në polici janë shoqëruar 15 persona, njerëz të afërm të viktimës dhe të plagosurit./Versus.al
