AKTUALITET /

VIDEO/ Skandal, djegia e kartonëve të Big Market dyshohet se nisi zjarrin tek kompleksi 'Arlis'

Nga pamjet, dyshohet se mund të bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa identiteti i personit dhe rrethanat mbeten ende të paqarta.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Skandal, djegia e kartonëve të Big Market dyshohet se nisi

Pamje të reja hedhin dritë mbi momentin kur dyshohet se ka nisur zjarri masiv që përfshiu kompleksin “Arlis” pranë Farmacisë 10, në zonën e QSUT-së në Tiranë.

Në video, edhe pse me cilësi të ulët, duket një person që i afrohet disa kartonave të vendosur jashtë ambientit të “Big Market”, pas së cilës shpërthejnë flakët.

Nga pamjet, dyshohet se mund të bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa identiteti i personit dhe rrethanat mbeten ende të paqarta.

Pas ndezjes së kartonave, flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe drejt fasadës së pallatit e cila mori flakë menjëherë, detaj i cili u konfirmuar dhe nga drejtori i zjarrfikësve të Tiranës, Shkëlqim Goxhaj, u ngjit në disa kate brenda pak minutash dhe duke përfshirë një pjesë të konsiderueshme të godinës

Ngjarja ka sjellë panik dhe ankth në mes të familjeve që kanë investuar vite të tëra për të siguruar një shtëpi në një zonë të kërkuar./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Poll