AKTUALITET /

“Flakët nisën në një biznes në katin e parë”/ Zjarri në kompleksin 'Arlis', drejtori i zjarrfikësve: Fasada ndikoi në përhapjen e vatrës

Shkruar nga Versus
“Flakët nisën në një biznes në katin e
Shkëlqim Goxhaj

Drejtori i zjarrfikësve të Tiranës, Shkëlqim Goxhaj, ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me zjarrin që përfshiu një pallat 12-katësh pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ai bëri të ditur se zjarri dyshohet të ketë nisur në katin e parë të godinës, në ambientet e një biznesi, ndërsa fasada e ndërtesës ka ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve në pjesët e tjera të pallatit.

Sipas tij, në vendngjarje janë angazhuar tre autoshkalla dhe forca të shumta zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

“Autoshkallat janë në vendngjarje, janë duke punuar. Janë tre autoshkalla. Dy në aktivitet, një në pjesën veriore. Kemi futur të gjitha mjetet e nevojshme për të mundësuar shuarjen e zjarrit.

Nga volumi i zjarrit që shohim, zjarri ka nisur në katin e parë të objektit, ku ka qenë një biznes. Pas vendosjes nën kontroll të situatës, do të nisim ekspertizën zyrtare për nisjen e zjarrit. Ne u përqendruam në të dyja skajet e vatrave të zjarrit. Kemi përqendruar forca edhe në tarracë. Deri më tani nuk kemi informacion për pasoja fatale, gjë që është shumë e rëndësishme.

Fasada ka ndikuar në përhapjen e vatrës së zjarrit”, tha Goxhaj./Versus.al

Poll