Siç duket moderator i njohur Alban Dudushi po kalon një përiudhë të vështirë shëndetësore.
Menjëherë pas transmetimit të emisionit të tij në RTSH, ditën e hënë, Dudushi ka përjetuar një problem shëndetësor, shkruan Revista Class.
Situata kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme mjekësore dhe ai është dërguar me ambulancë në spital, ku ka marrë kujdesin e nevojshëm nga specialistët.
Fatmirësisht nuk bëhet fjalë për ndonjë problem serioz.
Për shkak të gjendjes së tij, moderatori ka anuluar edhe transmetimin e emisionit të martën dhe të mërkurën.
Deri më tani, ai vetë nuk ka bërë asnjë reagim publik në lidhje me këtë situatë.







