MAGAZINË /

‘Ti je i pari për mua’, Dea Vieri: Brikena gënjen për virgjërinë dhe për të gjitha ato që thotë!

Shkruar nga Versus

‘Ti je i pari për mua’, Dea Vieri: Brikena gënjen për

E ftuar në emisionin Live From Tirana, ishte Dea Vieri, e cila diskutoi hapur mbi temën e gënjeshtrave që, sipas saj, vazhdojnë të jenë të pranishme në shoqëri.

Në një bisedë me moderatorin Ronaldo Sharka, ajo ndau mendimet e saj për disa nga gënjeshtrat më të shpeshta që, sipas saj, dëgjohen sot, veçanërisht në raportet mes vajzave dhe djemve.

Diskutimi mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale, sidomos pasi në bisedë u përmend edhe emri i ish-banoreve të reality show-ve, duke sjellë reagime të shumta nga publiku.

Gjatë bisedës në studio, moderatorin e ka interesuar të dijë nëse vajzat shqiptare gënjejnë në deklarata të caktuara në raport me partnerët e tyre, duke hapur një diskutim që më pas mori një drejtim edhe më të drejtpërdrejtë.

Ronaldo: A gënjejnë vajzat shqiptare kur i thonë djemve “ti je i pari për mua”?

Dea: Patjetër që po. Ne kemi akoma vajza që shkojnë dhe qepen. Kemi dhe vajza që shtiren sikur janë virgjëresha. Më kujtohet pak dhe Brikena këtu. Më duken gënjeshtra të gjitha ato që thotë: “unë nuk dal, dua të jetoj me vjehrrën…” Të gjithë ata që flasin për veten në një lloj superlative për ta ngritur veten e tyre lart, unë mendoj se janë gënjeshtra. Ja për shembull, emrin e një vajze që gënjen do ta them, Brikena. Mendoj se Brikena gënjen për shumë deklarata që bën për veten e vet dhe për atë që ajo pretendon se është.

Deklaratat e Dea Vieri kanë ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale, pasi përmendja e emrit të Brikenës është komentuar gjerësisht nga ndjekësit.

Tags:

dea vieri

Poll