BOTA /

Lufta në Ukrainë, Rusia: NATO po planifikon sulm me armë bërthamore ndaj nesh

Sipas gjeneralit rus, Vladimir Kulishov, NATO po mendon skenarët për operacione kundër Federatës Ruse.

Shkruar nga Versus
Lufta në Ukrainë, Rusia: NATO po planifikon sulm me armë
Presidenti rus, Vladimir Putin

Rusia ka pretenduar së fundmi se NATO po kryen stërvitje për sulme bërthamore pranë kufirit rus.

Gjenerali Vladimir Kulishov, kreu i Shërbimit të Inteligjencës Kufitare të Federatës, në një intervistë për Ria Novosoti ngriti pretendimet se Aleanca e Atlantikut të Veriut po kryen përgatitje për një sulm ndaj rusëve.

“Aktiviteti i inteligjencës së NATO-s po rritet pranë kufirit rus, intensiteti i stërvitjes po rritet, skenarët e operacioneve kundër Federatës, përfshirë sulmet bërthamore, janë duke u përpunuar”, tha Kulishov.

Ndër të tjera, gjenerali shtoi se një situatë e tillë, kërkon të merren masat e duhura.

Kjo nuk është hera e parë që Rusia ngre pretendime të tilla mbi një sulm të mundshëm ndaj saj, por vendet anëtare të NATO-s, e kanë mohuar një gjë të tillë duke theksuar se nuk duan përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Versus.al

Poll