AKTUALITET /

Siguri shtesë për Altin Dumanin! KLP miraton kërkesën e Brahos, ish-kreun e SPAK e kanë presionuar

Për shkak të dosjeve që ka firmosur, Dumani është nën shënjestrën e presioneve dhe janë marrë masa shtesë sigurie për të.

Shkruar nga Versus
Siguri shtesë për Altin Dumanin! KLP miraton kërkesën e
Klodian Braho, Altin Dumani

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka aprovuar kërkesën e kreut të SPAK Klodian Braho, i cili me një shkresë të konsideruar të klasifikuar kërkoji marrjen e masave për ruajtjen e prokurorit të posaçëm Altin Dumani.

Mësohet se vendimi u dha nga një komision i posaçëm në KLP dhe për këtë mbrojtje të ish shefit të SPAK, janë renditur të dhëna që kanë lidhje me rrezikimin e tij, për shkak të dosjeve që ka hetuar dhe ka firmosur për to. Të dhënat mbeten sekret për shkak të ndjeshmërisë. 

Aktualisht për shkak të detyrave që mbajnë kanë ruajtje dhe eskortohen shefi I SPAK Klodian Braho, shefi i gjykatës antikorrupsion Erjon Bani. Mes emrave nën ruajtje janë edhe gjyqtarë e prokrurorë të posaçëm për çështje që kanë nën hetim dhe shqyrtim, një ndër ta gjyqtarja Irena Gjoka, prokurorja Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi, Dritan Prençi, Vladimir Mara etj. 

Për shkak të detyrës që mbante Altin Dumani ishte nën ruajtje të rreptë deri në fund të mandatit të tij tre vjeçar si kryeprokuror i posaçëm. Ruajtja e prokurorit vijon tashmë edhe me mbylljen  e kësaj detyre dhe marrjen e drejtimit të drejtorisë juridiksionale me jashtë vendit

Por ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët e posaçëm ruhen nga ligje të veçanta, nga prokurorët e rretheve me e mbrojtura është ajo e Elbasanit. Siç rezulton së fundmi KLP ka miratuar ruajtjen e prokurorit Ridvan Suka i cili është transferuar në Tiranë dhe ty drejtuesve të prokurorisë Kreshnik Ajazi dhe zëvendësit të tij. Versus.al

 

 

Poll