BOTA /

Behxhet Pacolli takon Elon Musk: Mundësi unike për të vendosur Kosovën në hartën e biznesit botëror

Pacolli shkruan në statusin e tij ky takim nuk ishte thjesht në moment i veçantë personal por një mundësi unike për të vendosur Kosovën në hartën e biznesit botërorë dhe teknologjisë së avancuar.

Shkruar nga Versus
Behxhet Pacolli takon Elon Musk: Mundësi unike për të vendosur
Elon Musk dhe Behgjet Pacolli

Politikani shqiptar, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli në një status të publikuar në kanalet e tij të komunikimit ka treguar se është ka pasur një takim me miliardierin Elon Musk.

Pacolli është takuar me Musk në festën e organizuar në rezidencës e Donald Trump me rastin e zgjedhjes së tij, president të SHBA-së.

Ai shkruan në statusin e tij ky takim nuk ishte thjesht në moment i veçantë personal por një mundësi unike për të vendosur Kosovën në hartën e biznesit botërorë dhe teknologjisë së avancuar.

Kryetari i AKR-së shkruan në vijim se është i përkushtruar të ndërtoj ura të reja bashkëpunimi ndërmjet Kosoves dhe kompanive më të suksshme.

Postimi i plotë i Behxhet Pacollit: 

Javën e kaluar pata nderin të takoj dhe të bisedoj me një nga mendjet më inovative të kohës sonë, Elon Musk.

Ky takim nuk është thjesht një moment i veçantë personal, por një mundësi unike për të vendosur Kosovën në hartën e biznesit botëror dhe teknologjisë së avancuar.

Jam i përkushtuar të ndërtoj ura të reja bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe kompanive më të suksesshme në botë.

Jemi një vend i vogël, por me ambicie të mëdha. Le ta bëjmë Kosovën një qendër inovative dhe një destinacion tërheqës për investitorët e huaj. Ky është vetëm fillimi!"

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: