Ali Ahmeti, lideri i BDI-së, shprehu kundërshtimin ndaj koalicionit i cili pritet të formojë qeverië e re të Maqedonisë së Veriut mes VMRO DPMNE, fituese në zgjedhjet e fundit, dhe koalicionit VLEN, i përbërë nga katër parti shqiptare. Sipas Ahmetit, kjo aleancë nuk arrin të përfaqësojë siç duhet mandatin e elektoratit shqiptar nga zgjedhjet e 8 majit.
Fronti Evropian, i përbërë nga katër parti nga entitete të ndryshme, siguroi 18 vende në maj, duke tejkaluar numrin e VLEN me katër.
Ahmeti theksoi se peizazhi zgjedhor i Maqedonisë së Veriut sillet rreth dy grupeve etnike mbizotëruese.
Sipas tij, fituesit e zgjedhjeve "të dy komuniteteve më të mëdha në vend" duhet të formojnë qeverinë e re.
”Konstatojmë patjetërsueshmërinë e zbatimit të demokracisë konsensuale në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut... Partnerët e koalicionit qeverisës duhet të përcaktohen nga vullneti politik i dy komuniteteve më të mëdha në vend, shqiptarëve dhe maqedonasve, si dhe përfaqësuesve legjitimë të komuniteteve të tjera të shprehur në zgjedhje të lira, fer dhe demokratike.
Kjo është e drejtë zakonore e zbatuar në vendin tonë, që mundëson legjitimitet, demokraci funksionale, kohezion shoqëror, konsensualitet dhe përfaqësim të drejtë në vendimmarrje”, ka tha Ahmeti, raporton Radio Evropa e Lirë.
Kujtojmë se Partitë e Frontit Evropian, që udhëhiqen nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), e kanë mirtakuar deklaratën kundër “qeverisjes monoetnike” në Maqedoninë e Veriut.








