BOTA /

Aksident i rëndë në Greqi, autobuzi me 30 persona përmbyset në rrugë! Dhjetëra të plagosur

Tre zjarrfikëse dhe katër ambulanca nxituan në vendngjarje, si dhe shoferët që kalonin aty.

Shkruar nga Versus

Aksident i rëndë në Greqi, autobuzi me 30 persona përmbyset

Greqi-Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shtetin fqinj.

Sipas mediave vendase një autobus me 30 pasagjerë është përmbys në Rrugën e Vjetër Kombëtare para Rizomylos të Volosit, një kilometër para qendrës së argëtimit "Megaro".

Sipas informacioneve, 12 persona janë plagosur lehtë dhe janë dërguan për të marrë ndihmën e nevojshme. 

Video nga vendi i ngjarjes:

Po sipas mediave vendase nuk dihen akoma rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.

Autobusi turistik me 30 pelegrinë po udhëtonte nga Larisa drejt një manastiri në Kanalia, Magnezi.

Pasagjerët ishin ata që njoftuan policinë.

Forcat e policisë, tre automjete të zjarrfikësve dhe katër ambulanca shkuan me shpejtësi në vendngjarje./Versus.al

Poll