Çfarë do të gjeni në brendësi
*Katër ditë pas atentatit të Rinasit ku u vra Gilmando Dani, ka ndërruar jetë edhe miku i tij, Muçi Shaljani, agjenti i AMP i cili mori 2 plumba në kokë dhe 8 në trup. *Shaljani ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm pas disa ditëve në gjendje kome për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë në atentatin ku u qëllua me breshëri së bashku me Gilmando Danin teksa largoheshin nga aeroporti me automjetin tip “Benz S Class”. *Në shtator të këtij viti Shaljani ishte punësuar si agjent i Mbikëqyrjes Policore. *Procedurat e dyshimta të pranimit të tij në AMP pa një certifikatë sigurie, çuan në pranga 2 punonjës të policisë të komisariatit të 3-shit që i bënë letrat pa pasqyruar të plotë të shkuarën e tij. *Por Gjykata e Tiranës e cilësoi arrestimin e dy policëve, Bruno Cara dhe Arshim Zajmi, të paligjshëm.
Dhanë vërtetimin që të hynte në AMP Muço Shaljani, Gjykata e cilëson të paligjshëm arrestimin e dy policëve
Gjykata e Tiranës ka vendosur të cilësojë të paligjshëm arrestimin policëve të komisariatit nr 3 në Tiranë Bruno Cara dhe Arshim Zajmi dhe nuk caktoi masë sigurimi në ngarkim të tyre.
Prokuroria kishte kërkuar masën detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit deri në sqarimin e plotë të rrethave të hetimit.
Dy efektivët u proceduan nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, (AMP) pasi kanë dhënë vertetimin që të bëhej pjesë e kësaj agjencie Muçi Shaljani që ra pre e atentatit me Gilmando Danin./Versus.al
Mori 2 plumba në kokë në atentatin e Rinasit, ndërron jetë edhe Shaljani! Në shtator u bë agjent i AMP
Katër ditë pas atentatit të Rinasit ku u vra Gilmando Dani, ka ndërruar jetë edhe miku i tij, Muçi Shaljani, agjenti i AMP i cili mori 2 plumba në kokë dhe 8 në trup.
Shaljani ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm pas disa ditëve në gjendje kome për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë në atentatin ku u qëllua me breshëri së bashku me Gilmando Danin teksa largoheshin nga aeroporti me automjetin tip “Benz S Class”.
Në shtator të këtij viti Shaljani ishte punësuar si agjent i Mbikëqyrjes Policore edhe përse nuk përmbushte asnjë kriter. Pas verifikimeve u zbulua se atë e kishin ndihmuar nënkomisari Bruno Cara dhe inspektori Arshim Zajmi të cilët janë arrestuar nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Ndërsa u pezullua edhe zinxhiri drejtues i AMP-së.
Nga opozita pati akuza se Shaljani ishte angazhuar gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit për të mbledhur vota për Ervin Hoxha i cili asokohe ishte ministër i Brendshëm dhe pavarësisht se nuk kishte ndonjë profil të njohur politik, arriti të merrte numër të lartë votash, madje edhe nëpër burgje.
Atentati i Rinasit
Gilmando Dani, i dënuar më parë për gjobëvënie dhe i njohur si krahu i djathtë i personazhit të krimit, Emiljano Shullazi, mesditën e së martës, po kthehej nga Spanja së bashku me Muçi Shaljanin. Të dy kishin qëndruar në Barcelonë për 4 ditë. Rreth orës 14:15 të 11 nëntorit, dolën nga Rinasi me mjetin tip “Benz” ku Shaljani ishte shofer dhe Dani pasagjer. Në atë moment në rrethrrotullim janë hasur me një breshëri plumbash që vinin nga 3 persona që kishin ndaluar mjetin tip “Toyota” në vendngjarje.
Autorët qëlluan me rreth 100 plumba. Dani vdiq në vendngjarje ndërsa Shaljani mbeti i plagosur rëndë për disa ditë derisa ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Deri më tani, i vetmi person i shpallur në kërkim është Ylli Zalla, një 48 vjeçar me precedentë kriminalë të mëparshëm në fushën e prodhimit të lëndëve plasëse. Ndërsa ishte i dyshuar si pjesë e rrjetit të rekrutimit të personave për të luftuar krah ISISI-t në Siri. Versus.al
