Një alarm për bombë është lëshuar mëngjesin e sotëm nga policia e Kosovës për deputetët e Kuvendit duke u kërkuar këtyre të fundit të largohen nga godina. Lajmin e ka bërë me dije deputeti i PDK, Abelard Tahiri.
Për pasojë deputetët dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti kanë dalë nga ndërtesa, ndërsa policia po kryen hetimet e nevojshme për alarmin që u dha me anë të një telefonate në stacionin policor të Prishtinës.
Sot ishte planifikuar seanca e radhës në tentativën e 42-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Versus.al







