
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, publikoi një fotografi në Bordin e Air Force One gjatë fluturimit për në Kinë, i veshur me kostumin "Nike Tech" tashmë i njohur si ai i Nicolas Maduros.
Ish-presidenti i Venezuelës mbante veshur pikërisht këtë kostum ngjyrë gri mbrëmjen kur u rrëmbye nga forcat speciale amerikane brenda dhomës së tij të gjumit.
"Sekretari Rubio vesh tutat e Nike Tech 'Venezuela' në Air Force One!", shkroi Drejtori i Komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Steve Cheung, në llogarinë e tij X, duke postuar një foto të Rubios të mbështetur në njërën nga dyert e aeroplanit presidencial. Fotografia u bë shpejt virale në mediat sociale dhe u shpërnda kryesisht nga aktivistë republikanë dhe zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë. Versus.al

