Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka reaguar pas publikimit të një telefonate të rreme, ku dy komedianë rusë mashtruan Albin Kurtin duke u paraqitur si presidenti i Letonisë, Edgar Rinkēvičs.
Në reagimin zyrtar, qeveria konfirmoi se telefonata ishte e vërtetë dhe ndodhi më 11 shkurt, vetëm disa ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Për shkak të numrit të madh të mesazheve dhe telefonatave pas zgjedhjeve, nuk u bë verifikimi i menjëhershëm i kësaj bisede, duke bërë që Kurti të besonte se po fliste me kreun e shtetit letonez.
Megjithëse biseda ishte një mashtrim, sipas qeverisë, qëndrimet e shprehura nga Kurti gjatë telefonatës janë të njëjta me ato që ai ka mbajtur dhe deklaruar edhe publikisht. /Versus.al/








