
Në këto orë, kushdo që hap rrjetet sociale, nuk mund të mos hasë brenda pak sekondash një imazh me shkrimin: “All eyes on Rafah”, (Të gjithë sytë në Rafah) është kthyer në tredinding në Instagram të martën (28 maj).
Postimi që duket se është krijuar me inteligjencë artificiale (në sfond mund të shihni male, të cilat mungojnë në Gaza), përfaqëson një kamp të madh refugjatësh, që të kujton atë të qytetit në jug të Rripit të Gazës.
Vetë shkronjat e shkrimit përbëhen nga copa çadrash refugjatësh dhe janë të rrethuara nga mijëra perde të tjera më të vogla.
Postimi u shpërnda më shumë se 38 milionë herë brenda pak orëve (një numër i destinuar të rritet me kalimin e kohës), duke përfshirë dhe njerëz të famshëm si modelja Emily Ratajkowsky dhe aktorja Susan Sarandon.







