 
Shtetet e Bashkuara të Amerikës anuluan takimin e planifikuar të presidentit Donald Trump me homologun e tij rus, Vladimir Putin për shkak të një liste kërkesash që Moska i dërgoi Uashingtonit për armëpushimn me Ukrainën.
Gjatë këtij muaji, dy liderët kishin rënë dakord të takoheshin në Hungari për të përfunduar luftën në Ukrainë, por Trump e anuloi papritur takimin vetëm disa ditë më vonë.
Financial Times shkruan se Ministria e Jashtme e Rusisë i kishte dërguar një memo Uashingtonit, ku i rendiste kërkesat e saj të ashpra për një armëpushim, të cilat përfshijnë lëshime territoriale, demilitarizim në Ukrainë dhe garanci se nuk do t’i bashkohet kurrë NATO-s.
SHBA-të më pas anuluan samitin pas një telefonate midis ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio, raportoi FT, duke cituar tre persona të njohur me çështjen.
Rubio thuhet gjithashtu se i tha Trump se Moska nuk kishte treguar gatishmëri për të negociuar.
Përpjekjet e SHBA-së për të ndërmjetësuar një armëpushim Rusi-Ukrainë kanë fituar pak mbështetje këtë vit, pavarësisht pretendimeve të mëparshme të Trump se ai do t’i jepte fund luftës brenda pak ditësh. Versus.al
 
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                       
 
	                        
	                        
	                        
	                       