BOTA /

BE drejt heqjes së sanksioneve ndaj Kosovës, Marta Kos: Zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë të qetë! Raporti për Serbinë, kritik

Ndërsa foli për raportin e progresit të Serbisë, Kos theksoi se dokumenti përmban kritika, por shtoi se komunikimi me Beogradin mbetet i vazhdueshëm dhe se pritet që qeveria serbe t’u përmbahet angazhimeve të marra ndaj BE-së.

Shkruar nga Versus
BE drejt heqjes së sanksioneve ndaj Kosovës, Marta Kos: Zgjedhjet u
Marta Kos

Komisionerja për Zhvillim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, nga Brukseli ka deklaruar se masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës pas tensioneve në veri në vitin 2023 pritet të hiqen së shpejti.

“Sa i përket masave ndaj Kosovës të përmendura në progres-raport, besojmë se mund t’i heqim shumë shpejt, pasi edhe zgjedhjet lokale u zhvilluan në mënyrë të qetë dhe normale,” – u shpreh Kos.

Ndërsa foli për raportin e progresit të Serbisë, Kos theksoi se dokumenti përmban kritika, por shtoi se komunikimi me Beogradin mbetet i vazhdueshëm dhe se pritet që qeveria serbe t’u përmbahet angazhimeve të marra ndaj BE-së.

“Progres-raporti për Serbinë është kritik, por ne jemi në kontakt të rregullt me qeverinë dhe presidentin Vuçiç. Ata kanë premtuar se do t’i përmbahen angazhimeve, dhe ne presim që kjo të ndodhë së shpejti. Ka qenë një vit i vështirë për Serbinë, për shkak të krijimit të qeverisë së re, por duhet të ecet me një ritëm më të shpejtë në zbatimin e reformave, sidomos për ligjin e ri elektoral,” – shtoi Komisionerja. /Versus.al

Poll