BOTA /

Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentarit në Kosovë, as Donika Gërvalla nuk i merr votat e duhura

Pas dështimit të Haxhiut, Glauk Konjufca propozoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare. Gërvalla gjithashtu nuk arriti të merrte 61 votat e nevojshme, duke marrë 57 vota për, 56 kundër dhe 3 abstenime.

Shkruar nga Versus

Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentarit në Kosovë, as

Sot është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku të pranishëm ishin 119 deputetë. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) të propozojë kandidatin për kryeparlamentar, ndërsa votimi do të mbahet në formë të hapur.

Partia fituese e zgjedhjeve kishte propozuar fillimisht Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares. Megjithatë, Haxhiu nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme për të zënë këtë pozicion.

Pas dështimit të Haxhiut, Glauk Konjufca propozoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare. Gërvalla gjithashtu nuk arriti të merrte 61 votat e nevojshme, duke marrë 57 vota për, 56 kundër dhe 3 abstenime.

Pas këtij rezultati, kryesuesi Avni Dehari ndërpreu seancën, e cila do të vazhdojë më 22 gusht për të shqyrtuar përsëri zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kosovës. Ky rezultat tregon vështirësitë që po has LVV-ja në sigurimin e shumicës së nevojshme për të mbajtur postin e kryeparlamentarit pas zgjedhjeve të fundit.

Poll