Në një postim në Truth Social, Donald Trump foli për bisedime dy-ditore produktive me Iranin dhe njoftoi se i kishte urdhëruar Departamentit Amerikan të Luftës të pezullonte çdo sulm ndaj objekteve energjetike të Teheranit për pesë ditë , pas ultimatumit që kishte dhënë dy ditë më parë.
Presidenti amerikan shkroi në rrjete sociale:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë pasur, gjatë dy ditëve të fundit, bisedime shumë të mira dhe produktive në lidhje me një zgjidhje të plotë të armiqësive tona në Lindjen e Mesme.
Bazuar në përmbajtjen dhe tonin e këtyre bisedimeve të thella, të detajuara dhe konstruktive, të cilat do të vazhdojnë gjatë gjithë javës, i kam udhëzuar Departamentit të Luftës të shtyjë çdo sulm ushtarak ndaj termocentraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane për një periudhë prej pesë ditësh, në varësi të suksesit të takimeve dhe diskutimeve të vazhdueshme. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!/Versus.al

