POLITIKË /

"Liria dhe dëshira për sundimin e ligjit, mund të fashitet", Rama: BE, ofron njohuri që askush nuk i ka

Shkruar nga Versus

"Liria dhe dëshira për sundimin e ligjit, mund të

Sot në Tiranë mes Bankës Europiane të Investimeve dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, u firmos marrëveshja për mbështetjen e bizneseve të vogla e të mesme shqiptare në inovacion, digjitalizim e teknologji.

I pranishëm në firmosjen e kësaj marrëveshje ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se mbështetja e bizneseve të vogla e të mesme është shumë e rëndësishme. Ndërsa përsëriti sërish disa prej arsyeve përse Shqipëria e sheh Bashkimin Europian si synimin e vetëm ku do të jetë pjesë.

Ai tha se të gjitha dëshirat për shtet të së drejtës dhe liri mund të fashiten, por BE ofron njohuri që nuk fashiten kurrë.

“Kohët kanë ndryshuar dhe po shfaqen aktorë të tjerë, por thelbi është aty. Ka vetëm një qytet që shkëlqen mbi kodër për atë që duam më shumë, liria jonë dhe sundimi i ligjit dhe ky qytet është BE. Unë e them përherë, ka shumë arsye, por po them një se afganët apo irakianët nuk ia dolën. Arsyeja është se nuk kishin Bashkimin Europian si horizontin e tyre, si burimin e dijes dhe si partnerë në përpjekjen për të ndërtuar një shtet funksional. Liria nuk mjafton sepse mund të fashitet, dëshira për të jetuar nën sundimin e ligjit nuk është mjaftueshëm, mund të fashitet. Të duhet njohuria dhe BE ofron njohuri që askush në botë nuk i ka. Ky është shansi ynë dhe duam të përfitojmë prej tij. Duam të sigurohem që në fakt keni të drejtë që po na ndihmoni, po besoni tek ne dhe gjithashtu të drejtë për të marrë me rezerva disa stereotipe që qarkullojnë për ne.

Ka ende rrugë për të bërë për të qenë pjesë e BE, por jemi krenarë që kemi bërë gjëra që kanë ndryshuar marrëdhënien mes individit dhe shtetit duke transformuar shërbimet tona në një platformë të mirëfilltë digjitale të qeverisjes duke ju dhënë mundësi qytetarëve që të marrin 95% të shërbimeve duke klikuar në telefonat e tyre”- u shpreh Rama. Versus.al

Poll