Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Ponticellit në rajonin e Napolit, ku realiteti shoqëror është i vështirë dhe autoritetet nuk kanë arritur të frenojnë trafikun e drogës dhe praninë e krimit të organizuar.
Giuseppe Musella 28 vjeç ka goditur disa herë me thikë motrën e tij 22 vjeçare Ylenia Musella.
Ai ka pranuar menjëherë autorësinë e krimit, duke u treguar hetuesve se pasi e kishte goditur motrën, e kishte lënë atë jashtë spitalit “Villa Betania”, ku 22-vjeçarja ndërroi jetë.
Sipas hetimeve, vendi i krimit është banesa e tyre në lagjen Conocal të Ponticellit, ku vëlla e motër jetonin vetëm.
Nëna e tyre dhe njerku ndodhen aktualisht në burg; ky i fundit dyshohet se ka lidhje me klanin kriminal Casella-Circone, aktiv në periferinë lindore të Napolit.
Jeta e përbashkët e dy të rinjve, të cilët mbështesnin njëri-tjetrin, u kthye në tragjedi pas një konflikti familjar.
Sipas informacioneve të deritanishme, Giuseppe Muzella vrau motrën e tij sepse, siç dyshohet se u tha hetuesve, ajo dëgjonte muzikë me zë të lartë dhe nuk e linte të flinte./Versus.al

