
Një debat i ashpër është regjistruar në emisionin “Top Story”, ku drejtori i komunikimit të PD-së Alfred Lela është përfshirë në një përplasje verbale me moderatoren dhe autoren Grida Duma, duke përfunduar me largimin e tij nga studio.
Debati mes tyre ka nisur gjatë diskutimit për çështje politike, por situata është tensionuar shpejt pas shkëmbimit të replikave të forta dhe akuzave të ndërsjella në studio.
Përplasja ka vijuar me tone të larta, ku të dy palët kanë këmbëngulur në qëndrimet e tyre, ndërsa moderatorja i ka kërkuar Lelës të largohej nga studio, duke e konsideruar sjelljen e tij si të papërshtatshme për formatin e emisionit.
Pjesë nga debati:
Alfred Lela: Diskutimi për IPARD-in është shumë me lidhje për mijëra fermerë shqiptarë.
Grida Duma: Krejt pa lidhje është.
Alfred Lela: Jo, po duhet të flas opozita çfarë do Top Channel.
Grida Duma: Top Channel, Lela, të do ty këtu për të thënë të vërtetën, se me këto rritet audienca.
Alfred Lela: Pse, çfarë ishte e pavërtetë? Topi është i jot, penalltinë gjuaje vetë.
Grida Duma: Te fusha ime nuk gjuan dot penallti ti, sado të zgërdhihesh. Se çdo ‘Topi’ ta tregojë unë tani. Topi do që këto deputetët e Tiranës, që po i bëni ju fresk, të shkojnë te ato pallatet atje.
Alfred Lela: Gishtin mos ma drejto mua, se nuk jam zëdhënësi yt, as rrogëtari yt. Atë gishtin fute ku të duash. Mos ma drejto gishtin mua.
Grida Duma: Ia drejtoj kujtdo që vjen në studion time për qejf.
Alfred Lela: Mos ma drejto gishtin mua.
Grida Duma: Ta drejtoj gishtin 100 herë dhe të nxjerr edhe jashtë sa herë të dua për mungesë etike. Të ikësh, Lela, që ç’ke me atë punë. Dhe fute ti gishtin pastaj. Hajde, ik./Versus.al

