BOTA /

Emigracioni, Papa Françesku thirrje vendeve europiane: Mirëprisni refugjatët që vijnë për jetë më të mirë

Papa Françesku u shpreh se të gjithë e kanë të drejtën e integrimit në një shoqëri.

Shkruar nga Versus
Emigracioni, Papa Françesku thirrje vendeve europiane: Mirëprisni
Papa Françesku

Papa Françesku gjatë daljes së tij javore të mërkurën bëri thirrje për të mirëpritur refugjatët të cilët largohen nga vendet e tyre për një jetë më të mirë.

Ndërkohë që Europa përballet me krizën më të madhe ndonjëherë të emigracionit nga vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme, Papa Françesku tha se duhet të ketë një përpjekje për të integruar ata të cilët trokasin në dyert e vendeve europiane.

 “Të gjithë jemi të thirrur të mirëpresim, promovojmë, shoqërojmë dhe integrojmë ata që trokasin në dyert tona. Unë lutem që shtetet do të përpiqen të sigurojnë kushte njerëzore për refugjatët dhe të lehtësojnë proceset e integrimit."- tha Papa.

Në kuadër të Ditës Botërore të Refugjatëve që përkon me të enjten, 20 qershor, Ati i Shenjtë kërkoi që refugjatëve të cilët janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, t’u jepet një mundësi dhe të mirëpriten në shoqëritë e vendeve europiane. Versus.al

Poll