
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, deklaroi se nevoja e Bashkimit Evropian për Turqinë është më e madhe sesa anasjelltas, duke shtuar se kjo varësi do të rritet edhe më shumë në të ardhmen.
Pas mbledhjes së qeverisë, ai kritikoi Bashkimin Evropian për atë që e quajti një “strategji dritëshkurtër” ndaj Ankarasë, duke theksuar se Turqia ka një prani të rëndësishme në shumë institucione evropiane.
Erdogan i bëri thirrje BE-së që të vlerësojë plotësisht rolin e Turqisë në krizën e Lindjes së Mesme dhe të mos e keqpërdorë atë, duke nënvizuar se “një Evropë pa pjesëmarrjen e plotë të Turqisë nuk mund të jetë një faktor global”.
Ai shtoi gjithashtu se Turqia mbetet “vendi më i fortë dhe më i qëndrueshëm në rajonin e saj”. Versus.al

