AKTUALITET /

Nëna e njërit prej fëmijëve që humbi jetën rrëfen tmerrin: Nuk e njoha djalin, ishte bërë copash

Shkruar nga Versus

Nëna e njërit prej fëmijëve që humbi jetën

Nëna e Enea Muçajt, 12 vjeçarit që humbi jetën tragjikisht pasi u përplas nga makina, ka folur për herë të parë duke rrëfyer tmerrin që kishin përjetuar pasi kishin marrë vesh lajmin.

Në një lidhje për “Euronews Albania”, ajo rrëfeu se kishte qenë vajza e saj e cila kishte vrapuar drejt vëllait në momentin tragjik. Akoma më tronditës ishte rrëfimi i saj sesi as ajo dhe as vajza nuk kishin arritur ta njihnin 12 vjeçarin për shkak të gjendjes pas përplasjes fatale.

“Goca e kishte parë ngjarjen, të gjithë ngjarjen. Çfarë të shihte, goca ishte tmerruar, ishte tmerruar se nuk e njohu vëllain, nuk e njohu kokën e vëllait. Kur shkova, çfarë të shihja, e kam marrë djalin në krahë, i kullonte gjaku, e kam marrë në krahë djalin, i kullonte gjaku si det, u mbush shtëpia me gjakun e djalit. Ma kishin therur, nuk e njoha nga koka djalin, nga trupi, më ishte bërë djali copë-copë. E njoha vetëm nga kraharori, bënte terapi çdo ditë, më thoshte do bëhem mirë me mami”, tha ajo mes lotëve.

Kles Nikolli dhe Enea Muçaj, të moshave 10 dhe 12 vjeç, u përplasën dje për vdekje teksa po luanin në trotuarin e rrugës. Shoferi, Nikoll Radaçi rezultoi se drejtonte makinën në gjendje të dehur. Paraditen e sotme, qindra qytetarë të Durrësit e të afërm të familjeve ku ndodhi tragjedia, u mblodhën për t|u dhënë lamtumirën e fundit 2 të miturve. Ndërsa gjendja e 8 vjeçarit tek Trauma u përmirësua. Tragjedia që shokoi vendin, tregoi edhe njëherë mungesën e sigurisë në rrugët e vendit si dhe mungesën e vendeve të sigurta për fëmijët të cilët detyrohen të luajnë buzë rrugëve. Versus.al

Poll