Mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës ndodhi një tragjedi ku pas sherrit të dy vëllezërve të moshuar për një tokë arë, njëri prej tyre u vra me thikë.
Viktima kishte shkuar në arë për të marrë disa dengje bari me zetor, por vëllai i madh M.Rr, 76 vjeç i kishte kërkuar që të mos kalonte në atë rrugë.
Mes tyre nisi një debat dhe dyshohet se viktima e kishte shtyrë fillimisht autorin me zetor. Konflikti u përshkallëzua dhe 76 vjeçari nxorri thikën duke e goditur 4 herë vëllain e tij që ndërroi jetë në spital.
I moshuari i cili ishte edhe kryeplak i fshatit Agonas, ka shprehur pendesë para grupit hetimor. Versus.al

