
Një tjetër krim natyror është kryer në heshtje pranë Tiranës. Gryka e Sokranës e njohur ndryshe si Kanioni i Erzenit, një prej thesareve më të rralla natyrore të Tiranës, është kthyer në një simbol të shkatërrimit mjedisor.
Me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale, njëri prej banorëve të zonës denoncon sesi kanioni është mbuluar nga inertet dhe aktiviteti i firmave ndërtuese.
Ajo që dikur ishte një parajsë e vogël mes shkëmbinjve, me ujëra të kristalta dhe natyrë të paprekur, ku mijëra qytetarë shkonin për t’u freskuar gjatë verës, sot ka mbetur vetëm një kujtim i hidhur.

Qytetari që ka filmuar videon tregon sesi janë futur tubacionet me anë të të cilave është marrë uji që ridhte nëpër shkëmbinjtë e zonës që dikur konsiderohej si pasuri natyrore. Dikur kjo zonë ka qenë një prej atraksioneve turistike ku shumë njerëz kalonin pushimet, por tanimë ka mbetur një gërmadhë inertesh. Versus.al

