AKTUALITET /

“Më sollën me mashtrime në Shqipëri, përfundova eskortë”, rrëfimi tronditës i 20-vjeçares kolumbiane

Në dëshminë e saj, e reja pretendon gjithashtu se mes klientëve kishte persona që i janë prezantuar si efektivë policie, si dhe individë që sipas saj dukeshin pjesë e administratës publike.

Shkruar nga Versus

“Më sollën me mashtrime në Shqipëri, përfundova

Një 20-vjeçare nga Kolumbia ka rrëfyer historinë e saj të vështirë në Shqipëri, duke pretenduar se u mashtrua me premtimin për një punë të ligjshme, por përfundoi e detyruar të punonte si eskortë.

Dëshmia u bë publike në emisionin investigativ “Inside Story”, i cili trajtoi fenomenin e shfrytëzimit të grave të huaja dhe rrjeteve të prostitucionit që operojnë në Shqipëri.

E reja tregon se u kontaktua nga një bashkëkombëse, e cila i premtoi mundësi punësimi jashtë vendit dhe i pagoi biletën për në Shqipëri. Por sapo mbërriti, sipas saj, u përball me një realitet krejt tjetër.

“Kur erdha këtu, më çuan në një apartament ku kishte edhe vajza të tjera dhe më thanë se duhej të punoja si prostitutë. Nuk kisha ardhur për këtë punë dhe nuk e dija çfarë më priste”, rrëfen ajo.

Sipas 20-vjeçares, kushtet e vështira ekonomike dhe mungesa e alternativave e shtynë të pranonte situatën, ndërsa pretendon se gjatë javëve të para në Shqipëri iu sollën vazhdimisht klientë.

Ajo deklaron se ka qenë e detyruar të përballet me persona agresivë dhe se në disa raste klientët ishin nën efektin e lëndëve narkotike.

Në dëshminë e saj, e reja pretendon gjithashtu se mes klientëve kishte persona që i janë prezantuar si efektivë policie, si dhe individë që sipas saj dukeshin pjesë e administratës publike.

“Dy prej tyre më thanë se ishin policë. Kanë paguar për shërbimin dhe janë sjellë normalisht. Më vonë, pas arrestimit tim, situata ndryshoi”, deklaron ajo.

Investigimi sjell në vëmendje fenomenin e ardhjes së vajzave nga vende të ndryshme të botës, të cilat shpesh rekrutohen përmes premtimeve për punë dhe përfundojnë të përfshira në rrjete prostitucioni, ndërsa autoritetet vijojnë operacionet për goditjen e këtyre aktiviteteve të paligjshme.Versus.al

Poll