Një person u qëllua dhe u vra nga policia të martën pranë konventës republikane në Milwaukee, konfirmoi Fox News.
Të shtënat ndodhën pranë Rrugës 13 dhe Rrugës West Vliet, rreth dy milje nga vendi ku mbahet konventa.
Policia qëlloi dhe vrau një person jashtë perimetrit të sigurisë së Konventës Kombëtare Republikane të martën pasdite, konfirmuan burime për Fox News.
Një burim i policisë së Columbus thotë se pesë nga oficerët e departamentit qëlluan me armë dhe një person u vra.
Burimi tha se asnjë oficer nuk u godit. Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi të shtënat.
Burri që u vra ishte i njohur në lagje, thanë disa dëshmitarë. Forcat e rendit kanë bllokuar disa rrugë të zonës ku ndodhi ngjarja.
Rreth 4,000 oficerë nga shtete dhe qytete të tjera janë në Ëisconsin për konventën.
Marrëveshjet e sigurisë për konventën janë nën vëmendje që nga e shtuna, kur ish-presidentit Donald Trump, kandidati republikan për president në zgjedhjet e nëntorit, iu bë një atentat në një tubim në Pensilvani.








