
Pas publikimit të miliona faqeve të reja dokumentesh mbi Jeffrey Epstein në fund të janarit 2026, në rrjete sociale u përhapën disa imazhe që pretendonin se tregonin Zohran Mamdani (i lindur më 1991, sot kryebashkiak i New York-ut) si fëmijë së bashku me nënën e tij, regjisoren Mira Nair, Jeffrey Epstein, Ghislaine Maxwell, Bill Clinton, Bill Gates dhe Jeff Bezos.
Këto foto u shpërndanë gjerësisht nga figura kontroverse si Alex Jones dhe aktori Michael Rapaport, duke shkaktuar sulme intensive ndaj Mamdani-t dhe duke e akuzuar atë për lidhje me skandalet e Epstein-it. Njëri nga postimet e Jones-it pati miliona shikime.
Origjina e fotos së rreme Imazhet nuk janë reale ato janë krijuar plotësisht me inteligjencë artificiale nga një llogari satirike në X (ish-Twitter) me emrin @DumbFckFinder (ose DFF), e cila vetë-shpallet si postuese e “memes dhe videove AI me cilësi të lartë” për të testuar njerëzit që besojnë çdo gjë.
Llogaria ka shtuar watermark “DFF” dhe madje ka pranuar hapur se imazhet janë fake, duke shkruar në një postim: “Damn you guys failed. I purposely made him a baby which would technically make this pic 34 years old.”
Konteksti real nga dokumentet e Epstein-it në një email të vitit 2009 nga publicistja Peggy Siegal (i publikuar në dosjet e reja), përmendet se Mira Nair ka marrë pjesë në një after-party pas premierës së filmit të saj “Amelia” në shtëpinë e Ghislaine Maxwell në Manhattan, ku ishin të pranishëm edhe Bill Clinton dhe Jeff Bezos.
Kjo është e vetmja lidhje e dokumentuar asnjë provë nuk tregon se Zohran Mamdani (atëherë 18-vjeç) ka qenë i pranishëm apo ka pasur ndonjë kontakt me Epstein-in.
Si u provua se janë fake
Zohran Mamdani ishte 18 vjeç në 2009, jo fëmijë siç duket në foto.
Tools të detektimit të AI (si Google Gemini dhe Hive) gjetën watermark SynthID (të padukshëm për syrin) që konfirmojnë se imazhet janë gjeneruar ose edituar me AI.
Politifact e vlerësoi pretendimin si “Pants on Fire!” (gënjeshtër flagrante), Snopes dhe AP News po ashtu e klasifikuan si të rreme.
Ky rast është shembull klasik i “AI slop” – dezinformimit të lirshëm të krijuar me AI që shfrytëzon ngjarje të mëdha si dosjet Epstein për të sulmuar figura politike. /Versus.al

