BOTA /

Trump paralajmëroi zhdukjen e tyre, Papa Leo: I papranueshëm kërcënimi që i bëhet Iranit

Shkruar nga Versus

Trump paralajmëroi zhdukjen e tyre, Papa Leo: I papranueshëm

Papa Leoni XIV ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për Iranin, duke i cilësuar ato si të papranueshme.

"Kërcënimi që i bëhet Iranit është i papranueshëm. Ka çështje të së drejtës ndërkombëtare, por edhe më shumë, çështje morale: ka kaq shumë njerëz, fëmijë, të moshuar, krejtësisht të pafajshëm që do të prekeshin nëse ky kërcënim do të bëhej realitet”, u shpreh Papa.

Ndërsa ngulmoi se duhet bërë çdo përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, të lutemi, por edhe të bëjmë që zëri ynë të dëgjohet nga ligjvënësit amerikanë për të thënë se nuk duam luftë, duam paqe”- ishte mesazhi i Papës. Versus.al

Poll