BOTA /

Franca "në këmbë", rreth 640 mijë protestues në sheshe kundër ekstremit të djathtë

Bashkimi Kombëtar pritet të fitojë zgjedhjet me rreth 33% të votave, por jo të mjaftueshme për të formuar e vetme një qeveri

Shkruar nga a.b.

Franca "në këmbë", rreth 640 mijë protestues

Qindra mijëra francezë marshuan në Paris dhe qytete anembanë Francës të shtunën për të protestuar kundër partisë së të djathës së skajshme, Bashkimi Kombëtar (RN) përpara zgjedhjeve të ardhshme për parlamentin francez.

Pas fitores së Bashkimit Kombëtar në zgjedhjet e së dielës së kaluar për Parlamentin Europian, policia tha se 250,000 njerëz marshuan në 182 protesta në të gjitha Francën, ku u angazhuan  21,000 punonjës rendi. Ndërkohë organizatorët flasin për të tjera shifra pjesëmarrje. Sipas tyre rreth 640 mijë francez protestuan kundër ektremit të djthtë, nga të cilët 250 mijë vetëm në Paris. Sipas organizatorëve u mobilizuan, pasi sindikatat e punës, grupet studentore dhe të drejtave të njeriut bënë thirrje për protesta kundër partisë që kundërshton emigracionin.

Franca "në këmbë", rreth 640 mijë protestues

Policia tha se kishte arrestuar shtatë persona në Paris. Sipas të dhënave të organeve të rendit, rreth 217,000 demonstrues morën pjesë në protestat në të gjithë Francën.

Duke folur në sheshin “Place de La Republique”, udhëheqësja e sindikatës CGT Sophie Binet u tha gazetarëve se "ne po marshojmë sepse jemi jashtëzakonisht të shqetësuar se (kryetari i të djathës së skajshme) Jordan Bardella mund të bëhet kryeministri i ardhshëm... Ne duam ta parandalojmë këtë fatkeqësi ", u shpreh ajo.

QEVERIA E ARDHSHME

Presidenti Emmanuel Macron thirri zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen në dy raunde më 30 qershor dhe 7 korrik, pasi aleanca e tij e qendrës u mposht nga Bashkimi Kombëtar në votimet për Parlamentin Evropian të dielën e kaluar.

Sipas një ankete të fundit nga “OpinionËay-Vae Solis” të publikuar të shtunën, Bashkimi Kombëtar pritet të fitojë zgjedhjet me rreth 33% të votave, por jo të mjaftueshme për të formuar e vetme një qeveri. Fronti Popullor pritet të marrë 25 për qind të votave ndërsa partia e zotit Macron mund të sigurojë rreth 20 për qind të votave.

 

Poll