Franca po përgatitet për një ditë trazirash të forta, pasi mobilizimet me moton “Të bllokojmë gjithçka” pritet të shkaktojnë probleme serioze në transport dhe në shërbimet bazë, si shenjë proteste ndaj masave qeveritare të kursimit.
Lëvizja “Bloquons tout” – e cila lindi gjatë verës përmes rrjeteve sociale dhe mbështetet nga disa sindikata dhe e majta radikale – ka bërë thirrje për paralizimin e vendit që nga sot.
Siç është njoftuar, rreth 80.000 policë dhe xhandarë do të dislokohen në mbarë Francën, ku po organizohen dhjetëra aktivitete proteste kundër politikave të Macron, ndërsa Shërbimi i Aviacionit Civil parashikon probleme dhe vonesa në të gjitha aeroportet franceze.
France braces for day of disruption as 'Block Everything' protests against government's austerity measures, led by far-left activists, threaten to obstruct transport and other services pic.twitter.com/VnwxmYj5cB
— TRT World Now (@TRTWorldNow) September 10, 2025
Përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë nisur tashmë në disa zona të Parisit dhe qyteteve të tjera.
Autoritetet u përplasën mëngjesin e së mërkurës me nxënës jashtë gjimnazit Hélène-Boucher në Paris. Koshat e plehrave u përmbysën dhe u hodhën drejt mjeteve të policisë, ndërsa të rinjtë e dhunshëm hodhën edhe objekte ndaj efektivëve.
Për shpërndarjen e turmës së protestuesve, shumica e të cilëve kishin mbuluar fytyrat, u përdor gaz lotsjellës.
#Paris, grosse scène d'affrontements entre les manifestants qui bloquent le lycée Hélène-Boucher et la police. La police est contrainte de reculer et d'utiliser du gaz lacrymogène. #10septembre #bloquonstout #manifestation #paris #streetreporter #france #10septembre2025 #blocus pic.twitter.com/m2CW6GFGXn
— Jules Ravel (@JulesRavel1) September 10, 2025
Kujtojmë se dje, në prag të protestave të fuqishme në mbarë vendin dhe një ditë pas rënies së qeverisë Bajrou, Emmanuel Macron emëroi si kryeministër ministrin e Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, një bashkëpunëtor të tij të besuar, i ardhur nga krahu i djathtë.
Lecornu bëhet kryeministri i shtatë gjatë presidencës së Macron, i pesti që nga fillimi i mandatit të tij të dytë pesëvjeçar në vitin 2022. Ky zhvillim është i paprecedentë në Republikën e Pestë Franceze, e cila ka hyrë në një krizë të pashembullt që nga shpërndarja e Asamblesë Kombëtare në qershor 2024./Versus.al
Des manifestants bloquent le périphérique au niveau de Porte de la Chapelle à Paris. #10septembre2025 pic.twitter.com/21nR6maR5y
— Enzo Rabouy (@enzorabouyy) September 10, 2025







